DIELLIA E PENTEKOSTES
VESPRO ESPERINOS
z.i 1. Na
kremtojëm të pesëdhietëtën ditë e të jardhurit e Shpirtit e herën e të
taksurës e mbarimin e shpresës. Andai duam të ngrëjëm zërin e të të
thomi: o i Bëresi i gjithësìs, o Zot, paçe lëvdì.
Me
gluhë të huaja, o Zoti Krisht, Ti përtërijte dsënësit t’atë, sa me atò
të ligjërojën Tij, Fialë të pavdekshme e Perëndì çë dhuròn shpirtravet
t’anë të madhe lipisì.
Gjithkjish
dhuròn Shpirti i Shejt: buròn profetsì, mbaròn priftërì, mësòn urtësì
të padijturëvet , bë të dishëmë pishkëtarët te të folit perëndisht ,
ndërton gjithë ligjën e Klishës . O i Shpirt përgëzor çë ke të njëjt të
klënit ; të njëjt thronin me Atin e me Birin , paçe lëvdì!
Z.i 2.
Na
pran dritën e vërtetë, na muartim Shpirtin ‘n së kjìellit,na gjetëm
besën e vërtetë tue u falur përmist Trinìs së pandarshme, se këjo neve
na shëlboi.
Te
Profetrat na dëftove dhromin e shëndeties e te apostojit shkëlkjeu, o
shpëtuesi jinë, Dhurata e Shpirtit t’ënt. Ti je Perëndì çë më para, Ti
edhè pas këtire e mot e monë Ti je Perëndia jinë.
Te
shpia jote dua të nder tij çë je Shpëtuesi i jetës, e mbë glunjë dua
t’i falem pushteties t’ënde të pamundurë. Mbrëmanet e manatnet e për
mesditë e te çëdo’ herë dua të bekonj Tij,o Zot.
Te
shpia jote, o Zot na të besmë ujëm glurin e shpirtit edhe’ të kurmit e
nderiëm Tij,At i pa zënë fill, Bir bashkë i pa-fillim, Shpirt gjithë i
shejt bashkë i përhérshëm, çë ndrit e shejtëron shpirtrat t’anë.
Duam
të përmendiëm e të këndojëm Trinìn Shejt gjithë të klëni Atin, Birin me
Shpirtin Shejt: pse kështù e ligjëruan të gjithë profetrat edhé
Apostojit bashkë me Deshmorët.
levdì … nanì…
z. i 8. Ejani, o popuj, se përmist duam t’i falemi Perëndìs ndë tre Vetë, të Birit tek i Jati me Shpirtin Shejt.
Përsé
pa mota Ati pati Birin bashkë të pasosëm, bashkë te throni; e Shpirti i
Shejt ishë te Ati i lëvduam me Birin: një fukjia, një të klënët,
Hjynìa, të çilës po i falemi të gjithë tue thënë: i shejt Perëndia çë bë
gjithkjish me Birin ndë virtutë të Shpirtit Shejt; i shejt i fukjishëm
me të çilin njohëm Atin, o Shpirti i Shejt jerdhi në jetë; i shejt i
pavdekëshim, Shpirt përgëzor, çë vien nga Ati e prëhet te Biri. O Trinì
Shejte, paçe lëvdì.
Profetsìt
Piesë nga “Numeret” XI, 16…Tha in ‘Zot Moiseut: mbëjidhëmë
shtatëdhiëtë burra nga Plekjë e popullit, të njohurë ngah Ti si Plekjë
të popullit e mieshtrë e kjélli te tenda e deshmìs.E do t’rrin atié
bashkë me tij njera çë u sdripem e flas me tij, sa të marr nga shpirti i
jit e të ja jap atireve, sa të ndajën me tij barrën e popullit e mos
t’jeshë i vetëmi t’e kjellshë. E mbëjodhi Moiseu shtatëdhietë burra nga
Plekjtë e popullit e mënd’e u ujën rreth e rrotull Tendës. E u sdrip
in’Zot brënda njëi mjekuhie e foli Moiseut e posa çë mori nga shpirti i
tij, ja ndajti shtatëdhiet burravet Plekjë. E si kle Shpirti mbi ata zun
të profetojën te tendët e fushimit e ngë e sosën më.
E kishën klënë lënë te tendët di burra njerit i thëshëjën Eldad e jetrit Modad e u sdrip edhé mbi ata Shpirti.
E
këta ishën nga ata çë kishën klënë shkruar, po ngë kishën ardhr te
Tenda. Si profetojën në fushim, jerdhi te Moiseu një dialosh e i
lajmëroi e i tha: Eldad e Modad profetojën në fushim. E Josueu i Navit
shërbëtuar i Moiseut ndër shumë të t’jerë, tha: Mosé, Zoti i jim, mos i
le të profetojën. Po Moiseu ju përgjekjë: T’ishë profet gjithë populli i
t’in’Zoti! I dhaft in’Zot Shpirtin atireve!
Piesë nga Joéli II, 23…
Këtò
thot in’Zot: ju bij të Sionit, bëni haré. Gërzonij tek in’Zot Perëndia i
jij, përçë ju dha juve gjëra si ë dëréjt. Ka t’bienjë shiu I parë si
edhé I sprasmi, si më para.
E
lëmet do t’mbëlonen me drithë e linonjtë do t’burojën me verë e me vaj e
U do t’ju shpaguanj për vietrat çë ju hëngrën gjithkjish karkalétstë,
dhemizat , kaçikërrat, krimbat e ushtria e madhe çë ju dërgova e do
t’hani e do t’tsitij e do t’lëvdoni embrin e t’inë Zoti Perëndia i jij,
çë bëri me ju famasmë e ngë do t’turpëronet për mot monë populli jim.
E
ka t’dini se në mes t’Israelit U jam Zoti Perëndia i jij e ngë ka
t’jerë veç Meje e ngë ka të turpëronet më populli i jim. E ka
t’streksënjë se pas këtireve do t’shprish nga Shpirti i jim mbi çëdò
njerì e bijët t’atë e bijat t’ote ka t’profetojën e plekjtë t’aj ka
ndërrijën ëndërra e djelmotrat t’aj ka t’shohiën pamie.
E edhé mbi shërbëtorët e shërbëtoret t’ime do t’shprish Shpirtin t’im tek ato ditë e ka t’profetojën.
E
lart te kjielliat do t’bënj çudhì e shengje posht mbi dhet, gjak e
ziarr e shtille kamnoi. Dielli ka t’ndërronet në errësirë e hënza në
gjak më para se të vinjë dita e t’in’Zoti e madhe dhe e tmerrshme. Po ka
t’streksënjë se kush të thërresënjë émbrin e t’in’Zoti, ka të
shpëtonet.
Piesë nga Ezekjieli XXXVII,21…
Këto thot in’Zot: do t’ju marr nga kombet e do t’ju mbëjeth nga gjithë anët e do t’ju kjeh te dheu i jij.
Ka
t’ju stërpik me ujë të pastër e ka t’ju pastronjë nga gjithë ndohtësìt
t’uaja e nga gjithë idhujit t’aj e ka t’ju dëlir. E ka t’ju jap një
zëmërë e re, e një shpirt i ri do t’ju jap juve. E ka t’ndsier atë
zëmërë guri nga kurmi jij e ka t’ju vë zëmërë mishi.
E
do t’ju jap Shpirtin t’im e do t’bënj sa ju të jitsëni si duan të
dërejtat t’ime e të ruani gjikimet t’imë e t’i bëni.E ju do t’rroni te
dheu çë U idhash atëravet t’aj e ka t’më jini ju populli jim e U ka
t’jem Perëndia i jij.
apostiha
z.
i 6.O i madh’in’Zot, gjindarët ngë njihiën fukjìn e Shpirtit Shejt çë
kishë jardhur mbi Apostojit; ata menduan se këta flisiën shumë gluhë se
ishën të dejmë. Po na çë jemi mfortsuar nga atà pa pushim kështù po
thomi: Shpirtin t’ënt të Shejt mos ndsirrna, Të lutemi, o i dashamirë i
njerëzëvet.
Ms.L. Më bën, o Perëndì, një zëmërë të dëlirë ndë mua e Shpirt të dërejt më përtërij brënda mua.
O
Zot, të sdripurit e shpirtit Shejt mbi Apostojit i bëri të flisiën
shumë gluhë. Andai këjo famasmë kle marrë për të dejtur nga të pabesmit.
Bën-na të mirë, o Zot, të na shkëlkjenjë neve Shpirti i shejt, të
lutemi, o njerìdashës.
Ms. L. Mos më përzëj nga fakjia jote e mos më hilkjë meje shpirtin t’ënt të shejt.
Rregji
i kjielliës çë na përgëzon, Shpirti i së Vërteties çë je gjithasajtën, e
çë mbush gjithkjish janë, Vistari i të miravet çë gjellë dhuròn, eja e
rri me ne e pastrona nga çëdò mëkatë e ruana, i Mirëth, shpirtrat t’anë.
Lëvdì
… nan…Te ditët të motçme gluhët u përziejtën për gudsimin e atireve çë
stisiën pirgun. Gluhët nanì të ndrishme ndritën mendiet për të njohur e
lëvduar t’ënë Zonë. Ahierna Perëndia mundoi të pabesmitë për mëkatën e
‘tire. Këtu’ Krishti ndrit pishkëtarët me Shpirtin Shejt. Atëherë
ngatrresa e gluhëvet kle për mundìm, nanì bashkimi i zërevet përtërihet
për shëndetën e shpirtravet t’anë.
Apolitikjii
Bekuar
je, o Krisht Perëndia jinë, ti çë të dishëmë pishkëtarët dëftove, tue
dërguar mbi atà Shpirtin Shejt, e me atà gjithë jetën zure në rrietë, Ti
çë do mirë njerëzit, lëvdì Tij.
Evlojitòs
i Hristè o Theòs imòn, o pansòfus tus aliìs anadhìksas, katapémpsas
aftìs to Pnévma to àjion, kje dhi’aftòn tin ikuménin sajinévsas,
filànthrope, dhòksa Si.
Nessun commento:
Posta un commento