KENKA E
LAZARIT
O mirë
mbrëma ksaj zotërì Çë ndë ktë shpi ndodhet u thom,gjè çë famasmë bë Perëndia
tek ajò horë çë i thonë Betnia.
Ishë një njerì çë i thoshiën Lazër,Nga
krishti i dashur me lipisì.Di motra kishë vetm’e jo më,me varfërì e pa mosgjë.
Lazëri vdikjë, se mortia e mbjodhi,e tue klar
zëmbra ju loth.E varrëzuan tue shkulur kripë,mir e pështruan,e u vunë në lip.
Te Perëndia u nisn’e vanë;me lot’ ndër si
muarn’e thane:O Zot, o Zot në kishe klënë
Vdekur ngë e kishëm vëllauthin tënë.
Fshini atò lòtë plìksni atà kripë Mos kini
dre se Lazëri flë.E çë na thua o i
madh’in Zot,se ka tri ditë çë vëllau ha botë.
Mua kimni bes se U jam Gjella U Perëndia U
i vetm’in Zot. In’Zot u nis me Apostojit ishë,Gjindia çë e prisiën me
dishirimë.
Posa ç’arrù nga varri u kjas Lazërin
thirri me një zë të mathë:O Lazër, Lazër ngreu e rrëfiejÇë vien më thënë kjò
mortie e shkretë.
Lazëri u ngre se u ngjall pametëE i tha
shumë vietë të Lartit Zot. E pran i tha: o i Madh’in Zot,çë helm i mathë ç’isht
ajò botë.
Gjth’e famasur gjindia kjëndroi Krishtin
lëvdoi si Perëndì.Këtë të vërtetë Vangjei e thotë Streksi në jetë kur jitsëi in
Zot.
Njeriu çë rronë me shejten besë Me gëzimë
vdes e pa kopos.
O
ju çë na gjegjij paçit harè, lule e pemë për në dhe.(Ejani sbillëni bièrni atò
ve)
Nessun commento:
Posta un commento