PARKALESÌ
O Perëndì çë sa të shpërbleje jetën deshe te leheshe, t'ishe i prer, i mohuar nga Judhenjët, i përdhënë me një të puthur, i lidhur si kusar, i helqur si një qenqj i pa-fàjshim, e përpara Anës, Kajafës, Pilatit edhè Erodhit deshe t'ishe i ftesur, i shar, i shkërzier, i kalzuar nga dëshmor të rremë. O Perëndì çë deshe të kishe shkupinj e shplaka, t'ishe i ndryshur e i helmuar, i pushtijtur, i rrahur e i kurorëzuar me glëmba, çë deshe të kishe syt të pësh-truar me një napë; çë deshe t'ishe i xheshur, i ngjitur mbi një kryqje në mes të kusarëvet, çë deshe të pije tamëth e uthull, e t'ishe i lavosur me një shtizë; Ti, o
Zoti Krisht jim, për gjithë mundimet tate, çë më hapën mua udhën e gjellës, për kryqjen shejte, për pësimet e për vdeqen tende, shpëtomë nga Pisa e kij mirësìn të më qellësh atjè te ku qelle kusarin e mirë të kriqëzuar bask me Tij, e te ku Ti me tët’At e me Shpirtn Shejt rron e mbretëròn për gjithë jetë të jetëvet.Amìn.
O Zoti Krisht çë te kopshti dërsijte gjak.
Pop.: Kij lipisi për ne.
O Zoti Krisht çë me një të puthur kleve dhënë te duart e të pabesmëvet.
O Zoti Krisht çë kleve shar e përqeshur nga gjindja si më i madhi i të mëkatruamvet.
O Zoti Krisht çë i lidhur te një milezë kleve rrahur pa mëshir me thupra e me purteka.
O Zoti Krisht çë kleve i kurorëzuar me glëmba.
O Zoti Krisht çë kleve qellur t'ishe vrar si një dele e butë.
O Zoti Krisht çë nga e gjashta njera tek e nendëta orë kleve ì munduar mbi kriqen.
O Zoti Krisht çë kleve i lavosur përpara syvet e Shejtes Mëmës tende.
O Zoti Krisht çë me pesë lavoma kleve i dërpëtuar te duart, te këmbët edhè te gjiri i shejt.
O Zoti Krisht çë kleve nzjerrë nga kriqa e vunë te një var i ri.
Me te vërtetë mbi atë Ai mori të gjithë koposet
tona.
E gjithë helmet tona Ai deshi të duroj.
Nessun commento:
Posta un commento