domenica 27 maggio 2012

E HENIA E SHPIRTIT SHEJT


të diellë mbrëma

 Ms.103 Diakani këndòn: Në pakjie t’in’Zoti t’i lutemi
Për pakjien s’larti…
Për popullin çë këtu’ rri e pret Dhuratën e Shpirtit Shejt, t’in’Zoti t’i lutemi.
Për ata çë ujën kriet e ‘tire si edhé glunjët për para t’in’zot, t’i lutemi.
Sa t’jemi mfortsuar sa më shumë e më mirë i pëlkjén Atij, t’in’Zoti t’i lutemi.
Sa t’jen shprishur mbi ne të shumat lipisì t’Tij, t’in’zoti t’i lutemi.
Sa Aì të presënjë mirë, si livanin, këta të vënë mbë glunjë t’ënë përpara Atij, t’in’Zoti t’i lutemi.
Për gjithë ata të çilëvet i duhet fukjia e ‘Tij, t’in’Zoti t’i lutemi.
Sa t’na ruanjë nga çëdo helme…
Eja ndihna…
Tue përmendur…
Pse nga lëvdì, nga nder…
Stihjiràt
z, i 4.Sot gjithë kombet në kjitetin e Davidhit pan famasmë kur Shpirti i Shejt u sdrip si gluhë ziarri, si na rrëfien shën Luka. Si ishën mbëjedhurë Dsënësit e Krishtit, jerdhi njëiherie një zë si njëi érie e fortë çë frij e mbëloi gjithë shpin ku ata rrijën ujurë e gjithë zun të flisiën me gluhë të huaja, sa të mësojën mësimin e ri të shejtes Trinì.
Shpirti i Shejt çë isht, çë ishë e çë ka t’jet, përherë pa fillim e pa të sosur, po gjithëmonë i njëjt me Atin e me Birin. Aì vet gjella e dhënës i gjellës, Aì vet Drita e çë dritën buròn, Aì vet i Mirë e krua mirësie; pr’anë të çilit Ati ë njohur e Biri ë lëvduar e gjithëve ë sbëluar fukjìa e njëshme si bashkimi e lutësia e Trinìs s’shejte.
Shpirti i Shejt, Dritë e Gjellë, burim i gjallë i përshpirtshëm, Shpirt dieje, Shpirt urtësie, i Mirë, i Dëréjt; i mençëm, zotëronjës çë pastron mëkatët.
Hjynì dhe hjynues, ziarr çë vien nga ziarri, çë flet, çë vepron, çë shprish harismët. Pr’anë të’Tij gjithë Profetrat e Apostojit e Perëndìs bashkë me Deshmorët patën kurorën.
Nduhtë të reja, pamie të pazakonshme: ziarri ndahet sa t’dhuronjë harismët!
Levdì… nanì…Rregji i kjielliës…
 “ Fos ilaron-it”  , prokjimena: Ms. 76. Çili Perëndì isht i mathë si Perëndia jinë? Ti je Aì çë bën famasmë, i Vetëmi.
Tis Theòs mégas, os o Theòs imòn. Si i o Theòs, o piòn thavmàsia mònos.
Bëre të njihej në mes t’popujvet fukjia jote.E thash: nanì zura të ndëlgoja: këta isht të ndërruarit e të Dërejtes e të Lartit.
Kujtonj gjithë atë çë na ka bër in’Zot; famasmët e ‘tij çë nga të zënit fill më vijën në mendë.
Si sos ki këndim, Diak. thot: Prapë e përsëri, tue u vënë mbë glunjë, i lutemi t’in’Zoti.
E PARA PARKALESI’
O i Madh’in’Zot, çë duròn të kekjien, Ti çë je i dëlir, i papërliem, i pa-zënë fill, i pa-parshëm, i pa-ndëlguashëm, i pa-gjëndshëm, i pa-ndërruashëm, i pa-përshkrushëm, i pa-maturshëm, i vetëmi i pavdekshëm, çë rri në dritë të pakjasurshme; Ti çë bëre kjielliën e dheun dhe dejtin e gjithë çëdò kle kriuar ndë ‘ta; Ti çë fal çëdò të lipiën më para se të t’luten; Të lutemi e të parkalesiëm, o Zot njerìdashës, Tij të Jatin e t’in’Zoti Perëndì e Shpëtuesi i jinë Iisù’ Krishti, i çili për ne njerëzë e për shëndetën t’ënë u sdrip nga kjiellia e mori mishë paj të Shpirtit Shejt e të Shë’Mërìs Virgjërë, e lëvduashmia Mëma e t’in’Zoti; i çili, më para tue mësuar me të fola e pastaj tue dëftuar me të bëma, kur duroi vuajtiet shpëtimtare, na dha shembërë neve të mjerë të mëkatruamë e të pavëjéfshmë shërbëtorë t’atë çë të faliëm lutie, tue ujur kriet e glunjët, për mëkatët t’ona e për të paditurat e popullit.
Prandai Ti, o Zot lipisiar e dashamirë, gjegjëna neve çë në çëdò ditë priremi tek Ti, e sidomos te këjo ditë e Pendekostes tek e çila ditë Iisù Krishti i Madh’in’Zot, pas çë u ngjip në kjìell, dhe u uj te ana e dërejtë e të Jatit Perëndì, dërgoi mbi shejtit Apostoj e dsënësë të ‘Tij Shpirtin Shejt, i çili u sdrip mbi çë-njérin e i mbushi të gjithë me të pa-mbrazëshim Hir i ‘Tij e folën ata me gluhë të ndrishme mbi madhërìt t’ote e profetuan.

Nanì na gjekjë neve çë të lutemi e kujtona neve të vapëkjë e të dënuamë e shkatërrò robërìn e shpirtravet t’anë, se edhé ndjenjat lipisiare t’ote luten për ne.
Pritna mirë neve çë të biem te këmbët e të thërresiëm tue thënë: mëkatruam!
Tek Ti jemi hjidhurë çë nga gjiri i Mëmës t’ënë. Perëndia jinë je Ti. Po, porsanith kemi shkuar ditët t’ona në kotësira, u shveshëm nga ndihma jote e na lipset çëdò mbrojtie. Tue kudsuar paj të lipisì s’ate, na Tij të thërresiëm: mëkatët e të paditurat e dialërìs t’ënë mos kujtò. Pastrona nga të fshehurat t’ona. Mos na përzé nanì çë jemi të mëdhenjë. Nanì çë na lan fukjìt, mos na le Ti.
Më para se të priremi përsërì te bota, na bëj të mirë të priremi tek Ti e vërna re me mirëdashien e Hirit t’ënt. Paligjësìt t’ona mati me lipisìt t’ote e mëkatët t’ona humbi te honi i mëshirit t’ënt.
Prej së larti Shejtit t’ënt, o i Madhi in’Zot, prir siun t’ënt mbi popullin çë ke këtu’ përpara Teje e çë rri e pret burìn e lipisìs t’ënde.
Eja e rri me ne me ëmbëlsirën t’ënde; lirona nga pushteti i të mallkuamit; ruaj gjellën t’ënë me të shejtet ligjë t’ote. Vër mbi popullin t’ënt një Engjëll besnik t’e ruanjë; gjithë ne pran na mbëjeth te rregjëria jote.
Fal ndëjésë atireve çë shpresojën tek Ti. Ndëjéj atireve edhe neve fajet; pastrons me fukjìn e Shpirtit t’ënt; shkatërrò gënjimet e armikut kundra nesh.
E DIJTA PARKALESI’O i Madh’in zot Iisu’ Krishti, Perëndia jinë; çë i ke dhënë njerëzìs pakjien t’ënde e dhuretìn e gjithëshejtit Shpirt, kur ishe me ne në jetë, si trazhgim i parrëmbieshëm të të besmëvet t’atë, sot këtë dhuratë ja dërgove dsënësëvet e Apostojvet t’atë me një viershë çë bie më shumë në si, tue elur gluhm ziarri te buzët e ‘tireve pr’anë të çilëvet çëdò llojé njerëzish gjegjën e njohën Perëndìn në gluhë të ‘tire, u ndritën me dritën Shpirtit Shejt e u liruan nga gënjeshtra si nga erësira, se me të ndarit e të ndìejturavet gluhë të ziarrta, me fukjì të mbinaturshme, mësuan besën tek Ti e u ndritëm të Të njohiëm Perëndì bashkë me Atin e me Shpirtin Shejt në një Hjinì e fukjì e Pushtét.

Ti pra, të shkëlkjìerit e Atit, i pandrishuar nga natura e të klënit, karaktér i patundshëm, kroi i dijturìs e i Hirit, sbill buzët t’ime, të mua i mëkatruam, dhe mësomë si e për kë u kam të lutem.
Pse Ti di sa të shuma janë mëkatët t’ime e vetëm dhëmbëshira jote mëndë të mundnjë shumitsën e ‘tire ? shi’ se u prandai me trëmbësirë të madhe të vinj përpara e te dejti i lipisìs s’ate u hump dëshpërimin e shpirtit t’im.
Ti çë gjithë kriesën e kjëvarris me fialën t’ënde, me të pallojasëshmen fukjì e diejës t’ënde, kjevarrisëmë gjellën t’ime e dëftome dhromin ku kam të jets u. ti çë je limani i kjetëm i atireve çë lundrojën te dimbri i kekjë. Mendimevet t’imë fal një shpirt diturije. Jip një shpirt urtësie mendies t’ime të lënë. Shpirt trëmbësie le të hjesonjë veprat e mia e përtërij një shpirt të dërejt brënda meje. Me shpirt zotëror bëj të kjëndruashëm shpirtin t’im çë shket, sa, udhëhékjur çëdò ditë nga Shpirti i jit i Mirë tek e MIRA, të jem bër i zoti të ruanjë urdhurimet t’atë e të kujtonjë gjithë monë të ndenjurit t’at ndër nesh çë veshgon veprat t’ona.
E mos më le të gënjenem me pëlkjimet të prishurë të kësaj jetie, po mfortsòmë dishirimin, ëndien e tesarëvet të jardhshmë.

Ti vet e the, o i Madh’in’Zot se çëdò të Të lipënjë njeriu në embër t’ënt, do t’e marrënjë pa pengim nga Ati i jit, i Pasosmi Perëndì.
Atë herë edhé u i mëkatruam, me të jardhurit e Shpirtit t’ënt të shejt, i lutem Mirësìs s’ate: gjithë atë çë të lip ëmë për shpëtim. Ëj, o i Madh’inë Zot, o dhënës i mirë e dorëgjerë i çëdò dhuretie e bukurë. Se Ti jep edhé më shumë se atë çë të lipiëm. Ti je zëmërdhëmbëshëm lipisiar, çë, vënë mbë nj’anë mëkata, more naturën t’ënë e u bure si na, e atireve çë të ujën glunjët Ti i prire me lipisì e na shpërlan mëkatët t’ona.
Fal, o Zot, popullit tënt lipisìt t’ote: gjegji nga kjìelli i jit i shejt. Shjtëroi me fukjìn e të dërejtës t’ënte shpëtuese; hjesoi nën hjes e krahëvet t’atë; mos përbuz veprat e duarëvet t’ote. Vetëm Tij kemi ftesur, po vetëm Tij na të përmisemi; ngë dim të proskjinisìëm t’jerë Perëndì. As, o i Zoti i jinë, na ngrëjëm duart t’jetri perëndì.
Falna neve mëkatët t’ona e tue oritur mirë lutiet t’ona mbë glunjë, na ndej një dorë ndihmie. Prit lutien e të gjithëve si livan i mirëpritur çë ngjipet përpara rregjërìs s’ate shumë e mirë.
E TRETA PARKALESI’  ( thuhet si sos “Kataksìoson”) O Krishti, Perëndia jinë, krua çë buròn gjithëmonë dritë e gjellë, pushtet i pasosëm e kriues bashkë me Atin, çë për shpëtim të njerëzìs mbarove shumë bukurë gjithë punën e shpërblimit, çë drëmove lidhiet të pasglidhurshme e kliçet e pisës, çë shtipe shumizën e shpirtravet të likjë e fale vetëhén t’ënde therie të pa-përlieme tue e dhënë si flijë të pa-ngare dhe e pa-shkelurë nga çëdò mëkatë e me anën e kësaj therie e tmerrshme dhe e parrëfìeshme na fale neve gjellën e pasosme.

O Ti çë u sdripe në pisë e drëmove stëngat të përjétshme e i dëftove atireve çë rrijën atjé posht udhë për së larti; çë me lak i urt e grepove të poshterin drangua dhe e lidhe në Tartar me rradhe të errta dhe e burgose me ziarr të pashuashëm dhe errësirë të jashtme me fukjìn t’ënde të panëshme, o Ti çë je Dituria e emërmadhe të Atit. Ti çë u dëftove ndihmëtar i madhë te ngariet e ke klënë drita e atireve çë rrijën te t’me t’arrëtitë e te hjeja e morties, Ti, o Zoti i lëvdìs të amshuame e Bir i dashur i të Lartit At, dritë e pasosme nga e pasosmia Dritë, dielli i dërejtësìs, gjegjëna neve çë të lutemi e jip prëhie shpirtravet e shërbëtorëvet t’atë, atëra e vëllezër t’anë e t’jerë gjërì çë ndërruan jetë më para se na e të t’jerë çë kanë përsëbashku me ne besën tek Ti e të çilët na kujtojëm sot përçë tek Ti isht pushteti mbi gjithësìn e te duart t’ote Ti mban anët e dheut.

O i Madh’in’Zot i gjithëmëndëm, o Perëndì i atëravet t’anë e Zot i lipisìs, kriues i çëdò të vdekshëm e të pavdekshëm, të gjithë naturës njerëzore çë lidhet e prapë sglidhet, të gjellës e të vdekjies; të të rrijturit këtu’ e të të vaturit atjé; çë mat vietçët të gjallëvet e vendos kjëroin e vdekjies; çë sdrip në Adhë prej andei; çë lithë me sëmundie e shpëton me fukjì; çë urdhuron kjëroin të nanìshëm për të mirë, si kjëvarris për fitim të ardhmien; çë jep gjellën me shpresën e të ngjallurit atireve çë klenë kjëlluar nga të shpuarit e thumbit e morties.

Ti, o Zot i gjithësìs, Perëndì Shpëtuesi jinë, shpresa e të gjithëve te gjithë anët e jetës e largu te dejtërat; Ti neve te këjo ditë e sprasme, e madhe dhe shpëtuese të Pendekostes, na dëftove misterin e Shejtes Trinì e bashkëklënëshme dhe bashkë e pasosme, e pandarshme dhe e papërlieme e të jardhurit e të ndodhurit të shejtit gjellëdhënës Shpirt t’ënt në dukie gluhësh ziarri mbi apostojit t’atë të shejtë tue i bër ata vangjetarë të të hjynushmes besë t’ënë dhe skomollérë e ligjëronjësë të të vërtetëvet mësime mbi Perëndìn.Ti çë në këtë ditë të kremtie shpëtimtare dhe e përsosurë na bëre të mirë të prisie ngah na lutie lipisie për gjithë ata çë jan’e vuajën pas vdekjies s’tire tue dhënë neve shpresë të mëdha se ngushëllim e dhrosì janmë të lidhurë me lidhie të hjidhëruame.

Gjegjëna neve të mjerë e të përunjëtë çë të lutemi e shpirtravet e shërbëtorëvet t’atë çë ndërruan jetë jipi prëhie në vend barishtesh, në vend dhrosie, nga të çilët vende do t’ket jikur çëdò dhëmbie, lip e psherëtim dhe vëri shpirtrat e‚ tire te tendat e të dërejtëvet e bëji të mirë për pakjie dhe prëhie. Pse ngë janë të vdekurit çë kanë të të lëvdojën, as ata çë janë në Adhë do t’kudsojën të të japiën lëvdì,po na të gjallët Të lëvdojëm e të lutemi e të faliëm flijë për shpërblim të shpirtravet e ‚tire.
E KATRAT parkalesì :O Perëndì çë je i Mathe dhe i pasosëm, i shejt e njeridashës, çë na bëre të mirë edhe te këjo herë të t’rrim përpara të pakjasurshmes lëvdì s’ate sa të këndojëm dhe imnojëm famasmët t’ote, kij lipisì për ne të pavëjefshmë shërbëtorë t’atë e ipna hir sa të t’faliëm me zëmërë të prerë e të përunjurë një dhoksolojì e falnderìm për të mëdhat dhurata t’ote çë na bëre e çë na bën përherë.

Kujtò, o i madh’in’Zot, ligështìt t’ona e mos na sbier për paligjësìt t’ona, po kij lipisì për mjerìn t’ënë sa, tue jikur nga errësira e mëkatës, të jetsiëm në dritë dërejtësie të rrethuarë me brezin e dritës e të vazhdojëm pa klënë shkundur nga ngariet e të ligut, me gudsìm të T’lëvdojëm Tij mbi gjithë shërbiset, Tij të vetmin perëndì njeridashës.

Pse jiti isht me të vërtetë, o Zot e kriues i gjithësìs, misteri i mathë i sglidhies të përkohëshme të kriesavet t’ote dhe bashkëlidhia e pastajme e prëhia për jetë. Tij të haristisiëm për të gjitha, për të jardhurit t’anë te këjo jetë si për të dalit çë vetëm ka vlftë përçë Ti na dhe shpresën, e Ti ngë taks më kot, e për të ngjallurit e për gjellën pra të mbaruame çë do t’trazhgojëm pas çë të vish pameta.

Se Ti do t’jesh i të ngjallurit t’anm krietari, i të gjallëvet gjikëtari i pa-anëshëm e lipisiar e Zoti e i zoti çë do t’na japësh shpërblim. Ti te mirësia jote deshe të kishe përsbashku me ne gjithënjë mishë e një gjak dhe passionët të paturpshme, tue lënë t’isha ngar nga ato si na, tue pasur kështu’ vërteta mëshir për ne kurdoherë gati të na ndihie te ngariet t’ona. Kështu’ na vëre në piesë edhè neve te zotërimi jit i passionëvet.

Prit mirë nanì Ti lutiet e parkalesìt t’ona e jip prëhie gjithë atireve atëra, mëma,bij,vëllezër e motra e çëdò njëkombës e njëfarës e gjithë ata çë ndërruan jetë me shpresën e të ngjallurit në gjellë të pasosme.

Shkruaj te libri i gjellës embret e’tire e shpirtrat e’tire vëri në gji t’Avraamit, Isakut e Jakobit te dheu i të gjallëvet, te rregjëria e kjielliavet, te dhrosìt e Parraisit tue na siéll të gjithë me të shkëlkjìemit Ëngjëj t’atë në Parrais edhé tue ngjallur krmet t’anë te dita ngah Ti e tsaktuame, si na ke, jo më kot, taksur. Kështu’ ngë ë vdekjie për shërbëtorët t’atë kur lën kurmet e’tire, po vetëm një t’u prièrrë brënda në shpi tek Ti, po vetëm një të shkuar nga hjidhërime e helme në të mira e gëzime, prëhie dhe haré. E megjithëse na kemi mëkatruar kundra Teje, mosnjerì isht i pastër nga çëdò ngjolle, edhé të ket klënë njëi ditie gjella e’tij, veç Teje i vetëmi çë u duke mbi dheun i pa-mëkatë, o Zoti i jinë Iisù Krishti, paj të çilit gjithë shpresojëm lipisì e ndëjesën e mëkatëvet. Prandai neve e atireve, si Perëndì i mirë e njeridashës, hikjëna, ndëjéna, falna fajet t’anë, të bëra tue dashur e pa dashur, tue dijtur e pa dijtur, të dukura e të fshehura, me tru, me gojë e me të bëma, te të folët si te ndjénjat. E atireve çë ndërruan jetë jip hir e prëhie, e neve çë na ke këtu’ përpara bekona tue dhënë veve e gjithë popullit t’ënt, të kemi një të sosur të dërèjt, të kjetëm e neve na sbill zëmbrën t’ënde e mëshirplotë te dita e tmerrshme dhe e dreruashme të të jardhurit t’at tue na bër të hijëm te rregjëria jote.
Apostiha  Sot gluhët u bën si një shenk i dukshëm gjithëve, përçë, posa populli nga i òili dolli krishti,si njerì, ngë pranoi besën,sbori hirin të hjynushëm e na të kombëvet klemë bër të mirë për dritën e perëndìs të vërtetuarë nga fialët e Dsënësëvet òë këndojën lëvdin e të mirëbëresit Perëndì i gjithëve. Na me ata, tue ujur me glunjët edhè zëmbrat t’ona, të mfortsuarë te besa nga Shpirti i shejt, biem përmist përpara shelbuesit i shpirtravet t’anë.
Ms.50. Më bën, o Perëndì, një zëmërë të dëlirë ndë mua e shpirt të dërejt më përtërit brënda mua.
Sot shpirti Ngushullimtar ë dhuruar gjithëve . Tue zënë nga kori i Apostojvet Aì mandaj pr’anë të 'tire vë në piesë të Hirit këdò i besëm e vërtetòn të jardhurit e 'tij të pushtetshëm tue dhuruar Dsënësëvet gluhët ziarri për lëvdì e Perëndìs. Prandai na, te drita e mendçëe çë na drit zëmbrat, të mfortsuarë te besa nga Shpirti i Shejt, Atij i lipiëm shëndetë për shpirtrat t’anë.
Mos më perzëj nga fakjëja jote e mos hilkj meje Shpirtin t’ënt të Shejt.
Sot Apostojit janë veshur me fukjì së larti, se Parakléti shuguron hjeroren e zëmbrës s’tire tue i filluar pranìn e’Tij me një mësim i ri mistik njëi të njohuri çë ka t’shpalliën ata me disa gluhë të huaja sa na të dsëm si t’i përmisemi në tre Vetë të Vetmit Perëndì Mirëbëresi i gjithësìs.
Prandai me dritën e mësimevet e’tire na proskjinisiëm Atin bashkë me Birin e Shpirtin Shejt tue i lipur të na shpëtonjë shpirtrat t’anë.

Levdì... nanì...Ejani, o popuj, të proskjinisiëm të vetëmin Perëndì në tre Vetë, të Birin tek i Jati bashkë me Shpirtin Shejt.
Psa Ati jashta motit lindi Birin të bashkëklënëshëm e i përhérshëm si Aì, e Shpirti i Shejt ishë te Ati bashkë me Birin i përlëvduar: Një fukjì, një të klënë, një hjynì të Çilës tue i përmisur gjithë këndojëm: I Shejt Perëndia çë bëri gjithkjish pr’anë të Birit e me bashkëveprimin e Shpirtit Shejt. I shejt i fukjishmi pr’anë të Çilit njohëm Atin e Shpirti i Shejt mbushi jetën. I Shejt i pavdekshmi, Shpirti Ngushëllimtar çë vien nga Ati e te Biri prëhet. O Trinì Shejte, paçe lëvdì!

Apolitikji: Bekuar je, o Krisht Perëndia jinë

Nessun commento:

Posta un commento