- 15 TË GUSHTITTë flëjturit e të hipurit në kjell e Shën MërisGerusalemme,Tomba vuota della Madre di DioMESHAAnt. INgrëni zërin të lëvdoni t'ën 'Zonë, o gjithë dheu; këndoni embrin e 'Tij, nderoni lëvdìn e 'Tij.Për parkalesitë…Levdì...nanì…Ant. IIIn ' Zot do diert e Sionit më shumë se gjithë tendat e Jakòbit.Shpëtona, o i Biri i Perëndìs, i famasëshmë ndër shejtrat, neve çë të këndojëm Allilùia.Levdì... nani... O i vetëmi Bir...Ant. IIIGati ë zëmbra jime, o Perëndì, gati ë zëmbra jime; dua të këndonjë e të msal te lëvdia jime.Apol.Te të lerit Ti e ruajtie virgjërìn; te të flëjturit ngë e le jetën, o Mëma e Perëndìs; shkove te gjella Ti çë je Mëma e gjellës, me lutiet t'ote tue shpërblier nga vdekjia shpirtrat t’anë.Kont.Mëmën e Perëndìs të paflëjturë në lutie, e në mburonjë shpresë të patundurë, varri e vdekjia ngë e mundën; se si Mëmë të gjellës, e bëri të shkoj te gjella Aì çë jesi ne gji të virgjërë, për gjithëmonë.MegalinarionGjithë jinìt lumërojën Tij, e vetmia Mëmë e Perëndìs.Tek Ti, o Virgjërë e dëlirë, janë mundur ligjët e naturës; Ti linde e Virgjërë kjëndrove e vdekji paralajmëròn gjellën. O Mëmë e Perëndìs, çë kjëndrove Virgjërë pas lindies e gjallë pas vdekjies, shpëtò gjithëmonë trazhgimin t'ëntë.
- KjinonikonKjelkjin e shëndetëjes u dua të marr, e embrin e t'in Zoti u dua të thërrès. Allilùia.OpistavonO Krisht Perëndia jinë, çë me mortien Mëmën t'ënde e pa mëkatë nga gjella e shkove te gjella e pasosme, e çë atë e sdripurë në varrë të prishërìs e bëre më e lartë mbi çëdo fialë, e çë për varrëzimin e'Saj mbjodhe nga gjithë anët e jetës Apostojitë t'atë, Ti vetë nanì, për parkalesitë e 'Saj, gjithë neve çë nderojëm mortien e Saj lirona nga çëdò vdekjie mendie e punie, e shpëtona nga çëdo mortie Shpirti, e ruana nga mortia e dishpërimit, si edhè ruana nga varri i pabesërìs e nga besa e shtrëmbërë; ruaj edhè të Parët t'anë nga çëdò e ligë; e të gjithë bën-na të mirë për gjellën e pasosme, përçë Ti do sa gjithënjerì të shpëtonen, e Tij të nget çëdò lëvdì, bashkë me Atin të pa zënë fill, e me gjithëshejtin, i mirë e gjellëdhënës Shpirt t'ënt, nanì e për gjithëmonë e për jetë të jetëvet. Amin.
BLOG DELLA CATTEDRALE DI PIANA DEGLI ALBANESI
martedì 14 agosto 2012
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento