domenica 5 agosto 2012

6 TË GUSHTIT 2013
Shperfytirimi i t’in’ Zoti Iisù Krishti
te
  MESHA
Ant. I
I mathë isht in'Zot e i lëvduashëm shumë te kjiteti i Perëndìs, te mali i shejt i'Tij.
Për parkalesitë…Levdì...nanì...
Ant. II
Themelet e' Tij te malet të shejt.
Shpëtona, o i Biri i Perëndìs, o Ti çë te mali i Thaborit  u shpërfitërove, neve çë të këndojëm Allilùia.
Levdì... nani... O i vetëmi Bir...
Ant. III
Lipisìt t'ote, o i Madh'in Zot, ka të këndonjë për gjithèmonë.
Apol. U shpërfitërove te mali, o Krisht Perendì, tue dëftuar  Dsënsëvet t’atë lëvdìn t’ënde ashtù si mëndë. Shkrepe edhè mbi ne të mëkatruamit dritën t'ënde të përjetëshme, për lutiet e Mëmës s'Perëndìs. O  Dritëdhënës, Lëvdì Tij!


Isodikon   Thavori dhe Ermoni do të gëzonen mbi embrin t'ënt...
Kont. Mbi malin u shpërfitërove, e, për sa mëndë, Dsënsitt’atë, o Krisht Perëndì, patën lëvdìn t'ënde; sa, kur të shohiën vunë n'krikjë, të ndëlgojën se pesimi jit isht i vullneshëm, e t'i ligjërojën jetesë se Ti je me të vërtetë paskjërimi i Atit.
Megalinarion
Nanì ndihen shërbise të pagjejura! Zëri i Atit me lëvdì e madhe i bën deshmì të Birit çë leu pa At nga
Virgjëresha tue thënë se Aì vet isht Perëndì edhè Njerì  per gjithëmonë.
Kjinonikon  Te drita e lëvdìs s'fakjes s'ate, o i Madh'in Zot, na do të jetsiëm për gjithëmonë. Allilùia.
Opistavon
O i Madh'in'Zot Iisu'Krisht Perëndia jinë, kjillëna tek i shejti malë të dashuris, si kjelle krietarët e Apostojvet
t'atë tek i larti malë; e sbillëna sit e mendies sa mëndë të vërrejëm të parrëfieshmen bukurì, si atire i dëftove
të shkëlkjierit e fitirës të kurmit t'ënt me një të llambarisur të jashta-zakonëshëm, tue njohur atà dritën t'ënde të perëndishme paj të kurmit t' ënt.
Kjill edhè neve tek e mira me të drejtën t'ënde e gjithëmëndëme. Ti çë Fitirën t'ënde të shejte e sbukurove mbi çëdò fialë, bëjë të ndiejëm na zotërìn t'ënde çë Moiseu si edhè Elia deshmuan; e bënna të kujtojëm kurdoherë zërin e të pa-zënit At,çë të thërriti "Bir i dashur"; sa na tue ruajtur urdhurimet t'atë të shkëlkjejëm bashkë me atà çë klenë bërë të mirë për Rregjërin t'ënde të pasosme, tue par tek Ti të pa-zërin At t' ënt, me të çilìn, je bekuar bashkë me të gjithëshejtin, i mirë e gjellëdhënës Shpirt t'ënt, nanì e për gjithëmonë e për jetë të jetëvet. Amin.


Apolisis  Ai çë ndërroi Fitirën e’Tij në lëvdi mbi malin e Thavorit përpara Dsënësëvet e Apostojvet të shejt t'Tij  Krishti, Perëndia jine,..

Nessun commento:

Posta un commento