E DIELLIA E PENDEKOSTES
Në Mbrëmësore
z.i 1.Na kremtojëm të pesëdhietëtën ditë e të jardhurit e Shpirtit e
herën e të taksurës e mbarimin e shpresës.Andai duam të ngrëjëm zërin e
të të thomi:o i Bëresi i gjithësìs,o Zot, paçe lëvdì.
Me gluhë të
huaja, o Zoti Krisht, Ti përtërijte dsënësit t’atë, sa me atò të
ligjërojën Tij, Fialë të pavdekshme e Perëndì çë dhuròn shpirtravet
t’anë të madhe lipisì.
Gjithkjish
dhuròn Shpirti i Shejt: buròn profetsì, mbaròn priftërì, mësòn urtësì të
padijturëvet , bë të dishëmë pishkëtarët te të folit perëndisht ,
ndërton gjithë ligjën e Klishës . O i Shpirt përgëzor çë ke të njëjt të
klënit ; të njëjt thronin me Atin e me Birin , paçe lëvdì!
Z.i 2. Na
pran dritën e vërtetë, na muartim Shpirtin ‘n së kjìellit,na gjetëm
besën e vërtetë tue u falur përmist Trinìs së pandarshme, se këjo neve
na shëlboi.
Te Profetrat na dëftove dhromin e shëndeties e te
apostojit shkëlkjeu, o shpëtuesi jinë,Dhurata e Shpirtit t’ënt.Ti je
Perëndì çë më para,Ti edhè pas këtire e mot e monë Ti je Perëndia jinë.
Te shpia jote dua të nder tij çë je Shpëtuesi i jetës, e mbë glunjë dua
t’i falem pushteties t’ënde të pamundurë. Mbrëmanet e manatnet e për
mesditë e te çëdo’ herë dua të bekonj Tij,o Zot.
Te shpia jote, o
Zot na të besmë ujëm glurin e shpirtit edhe’ të kurmit e nderiëm Tij,At
i pa zënë fill,Bir bashkë i pafillim,Shpirt gjithë i shejt bashkë i
përhérshëm,çë ndrit e shejtëron shpirtrat t’anë.
Duam të
përmendiëm e të këndojëm Trinìn Shejt gjithë të klëni Atin,Birin me
Shpirtin Shejt: pse kështù e ligjëruan të gjithë profetrat edhé
Apostojit bashkë me Deshmorët.
levdì … nanì…
z. i 8. Ejani,o popuj, se përmist duam t’i falemi Perëndìs ndë tre Vetë, të Birit tek i Jati me Shpirtin Shejt.
Përsé pa mota Ati pati Birin bashkë të pasosëm, bashkë te throni;e
Shpirti i Shejt ishë te Ati i lëvduam me Birin: një fukjia, një të
klënët, Hjynìa, të çilës po i falemi të gjithë tue thënë: i shejt
Perëndia çë bë gjithkjish me Birin ndë virtutë të Shpirtit Shejt; i
shejt i fukjishëm me të çilin njohëm Atin, o Shpirti i Shejt jerdhi në
jetë;i shejt i pavdekëshim, Shpirt përgëzor, çë vien nga Ati e prëhet te
Biri.O Trinì Shejte, paçe lëvdì.
Profetsìt Piesë nga “Numeret” XI,
16…Tha in ‘Zot Moiseut: mbëjidhëmë shtatëdhiëtë burra nga Plekjë e
popullit, të njohurë ngah Ti si Plekjë të popullit e mieshtrë e kjélli
te tenda e deshmìs.
E do t’rrin atié bashkë me tij njera çë u
sdripem e flas me tij, sa të marr nga shpirti i jit e të ja jap atireve,
sa të ndajën me tij barrën e popullit e mos t’jeshë i vetëmi t’e
kjellshë. E mbëjodhi Moiseu shtatëdhietë burra nga Plekjtë e popullit e
mënd’e u ujën rreth e rrotull Tendës.
E u sdrip in’Zot brënda njëi
mjekuhie e foli Moiseut e posa çë mori nga shpirti i tij, ja ndajti
shtatëdhiet burravet Plekjë. E si kle Shpirti mbi ata zun të profetojën
te tendët e fushimit e ngë e sosën më. E kishën klënë lënë te tendët di
burra njerit i thëshëjën Eldad e jetrit Modad e u sdrip edhé mbi ata
Shpirti. E këta ishën nga ata çë kishën klënë shkruar, po ngë kishën
ardhr te Tenda. Si profetojën në fushim, jerdhi te Moiseu një dialosh e i
lajmëroi e i tha: Eldad e Modad profetojën në fushim. E Josueu i Navit
shërbëtuar i Moiseut ndër shumë të t’jerë, tha: Mosé, Zoti i jim, mos i
le të profetojën. Po Moiseu ju përgjekjë: T’ishë profet gjithë populli i
t’in’Zoti!
I dhaft in’Zot Shpirtin atireve!
Piesë nga Joéli II,
23…Këtò thot in’Zot: ju bij të Sionit, bëni haré.Gërzonij tek in’Zot
Perëndia i jij,përçë ju dha juve gjëra si ë dëréjt. Ka t’bienjë shiu I
parë si edhé I sprasmi, si më para.
E lëmet do t’mbëlonen me drithë e
linonjtë do t’burojën me verë e me vaj e U do t’ju shpaguanj për
vietrat çë ju hëngrën gjithkjish karkalétstë, dhemizat , kaçikërrat,
krimbat e ushtria e madhe çë ju dërgova e do t’hani e do t’tsitij e do
t’lëvdoni embrin e t’inë Zoti Perëndia i jij, çë bëri me ju famasmë e
ngë do t’turpëronet për mot monë populli jim. E ka t’dini se në mes
t’Israelit U jam Zoti Perëndia i jij e ngë ka t’jerë veç Meje e ngë ka
të turpëronet më populli i jim. E ka t’streksënjë se pas këtireve do
t’shprish nga Shpirti i jim mbi çëdò njerì e bijët t’atë e bijat t’ote
ka t’profetojën e plekjtë t’aj ka ndërrijën ëndërra e djelmotrat t’aj ka
t’shohiën pamie.
E edhé mbi shërbëtorët e shërbëtoret t’ime do
t’shprish Shpirtin t’im tek ato ditë e ka t’profetojën. E lart te
kjielliat do t’bënj çudhì e shengje posht mbi dhet, gjak e ziarr e
shtille kamnoi. Dielli ka t’ndërronet në errësirë e hënza në gjak më
para se të vinjë dita e t’in’Zoti e madhe dhe e tmerrshme. Po ka
t’streksënjë se kush të thërresënjë émbrin e t’in’Zoti, ka të shpëtonet.
Piesë nga Ezekjieli XXXVII,21Këto thot in’Zot: do t’ju marr nga kombet e
do t’ju mbëjeth nga gjithë anët e do t’ju kjeh te dheu i jij. Ka t’ju
stërpik me ujë të pastër e ka t’ju pastronjë nga gjithë ndohtësìt t’uaja
e nga gjithë idhujit t’aj e ka t’ju dëlir. E ka t’ju jap një zëmërë e
re, e një shpirt i ri do t’ju jap juve. E ka t’ndsier atë zëmërë guri
nga kurmi jij e ka t’ju vë zëmërë mishi.
E do t’ju jap Shpirtin t’im e do t’bënj sa ju të jitsëni si duan të dërejtat t’ime e të ruani gjikimet t’imë e t’i bëni.
E ju do t’rroni te dheu çë U idhash atëravet t’aj e ka t’më jini ju populli jim e U ka t’jem Perëndia i jij.
apostiha
z. i 6. O i madh’in’Zot, gjindarët ngë njihiën fukjìn e Shpirtit Shejt
çë kishë jardhur mbi Apostojit; ata menduan se këta flisiën shumë gluhë
se ishën të dejmë. Po na çë jemi mfortsuar nga atà pa pushim kështù po
thomi: Shpirtin t’ënt të Shejt mos ndsirrna, Të lutemi, o i dashamirë i
njerëzëvet.
Ms.L. Më bën, o Perëndì, një zëmërë të dëlirë ndë mua e Shpirt të dërejt më përtërij brënda mua.
O Zot, të sdripurit e shpirtit Shejt mbi Apostojit i bëri të flisiën
shumë gluhë.Andai këjo famasmë kle marrë për të dejtur nga të
pabesmit.Bën-na të mirë,o Zot, të na shkëlkjenjë neve Shpirti i shejt,
të lutemi, o njerìdashës.
Ms. L. Mos më përzëj nga fakjia jote e mos më hilkjë meje shpirtin t’ënt të shejt.
Rregji i kjielliës çë na përgëzon, Shpirti i së Vërteties çë je
gjithasajtën, e çë mbush gjithkjish janë, Vistari i të miravet çë gjellë
dhuròn, eja e rri me ne e pastrona nga çëdò mëkatë e ruana, i Mirëth,
shpirtrat t’anë.
Lëvdì … nani…
Te ditët të motçme gluhët u
përziejtën për gudsimin e atireve çë stisiën pirgun. Gluhët nanì të
ndrishme ndritën mendiet për të njohur e lëvduar t’ënë Zonë. Ahierna
Perëndia mundoi të pabesmitë për mëkatën e ‘tire. Këtu’ Krishti ndrit
pishkëtarët me Shpirtin Shejt. Atëherë ngatrresa e gluhëvet kle për
mundìm, nanì bashkimi i zërevet përtërihet për shëndetën e shpirtravet
t’anë.
Apolitikjii
Bekuar je, o Krisht Perëndia jinë, ti çë të
dishëmë pishkëtarët dëftove, tue dërguar mbi atà Shpirtin Shejt, e me
atà gjithë jetën zure në rrietë, Ti çë do mirë njerëzit, lëvdì Tij.
Evlojitòs i Hristè o Theòs imòn, o pansòfus tus aliìs anadhìksas,
katapémpsas aftìs to Pnévma to àjion, kje dhi’aftòn tin ikuménin
sajinévsas, filànthrope, dhòksa Si.
Nessun commento:
Posta un commento