29 Korikut 2014
Mbretesoria per kujtimi i S.Pietrin e Palin,
Stihjrà
Zë.i 2. Me
çë kurorë lëvdìsh do t’kurorëzojëm Pjetrin e Palin, të ndajtur në kurm, po të
bashkuarë në shpirt, kryetarë e Ligjëronjësëvet të Perëndìshëm, njerin çë ë i
Pari i Apostojvet, Jetrin çë më shumë se tjerët shërbeu. Ata, vërteta, dha i ka
kurorëzuar si nget Krishti me dhiadheme lëvdije të pasosme, Krishti Perëndia ynë,
çë ka të madhe lipisì.
Me çilët
këndime të bukur mëndë të hymnojëm Pietrin e Palin? Ata janë krahët të njohjes e
Perëndìs çë fluturuan gjithë angonët e
jetës e çë u lartësuan njera në qiell; duartë e Vangjellit të hirit; këmbët e të vërtetës e të ligjiruarit; lumet
e diejës; krahët e krykjies, pr’anë të çilëvet Krishti shtipi madhështìn e djejvet,
Aì çë ka lipisì e madhe.
Me të çilat
kënka shpirtullore ka t’lëvdojëm Pietrin e Palin?
Majët e të
dreruashmes shpatë të Shpirtit çë vrasjën atheismin pa grisur, stolìt
madhështore të Rromës, gëzimet e gjithë jetës;
Drasat të menëçme e Dhjatës së re shkruar nga
Perëndia, çë klen ligjëruar në Sion nga
Krishti i Madhi Lipisjar.
Lëvdì….zëri
i 4.
Me tri pyejtje:
Pietër, më do mirë ti? Krishti ndreqi mohimin të trihèrshëm të Pietrit. Prandai
Simoni Atij çë njeh të fshehtitë mori e i tha: O i Madh’yn’Zot, ti njeh gjithëqish,
ti ndëlgon gjithkjish. ti di se u të dua mirë. E për këtë Atij Shpëtuesi ju
përgjegjë: Kullot delet time, kuloot grigjen time të sgledhurë, kullot kaciqët
timë çë u bleva me gjakun tim sa t’i shpëtoja. O Apostull, i lumëruar nga
Perëndia, lutju Atij sa të na ket të madhe lipisì.
Nanì…
Profiti
Davidhi çë paj tënd u bë gjyshi i Perëndis, çë më para këndoi me melodhi madhërit çë u bën tek ti: rri
mbretëresha tek e drejta jote. Tij Perëndia të dëftoi si Mëma e gjellës se deshi të bënej njeri pa at ngak ti, sa të
përtërij me vuajtje fytyrën e tij të prishur nga epshet e të sillëj prindit
delen e gjëndur nëpër malevet tue e ngarkuar mbi krahët e t’e bashkoj me Fuqit
e qiellit e kështu të shpëtoj, Mëma e Perëndis, jetën, tue pasur Krishti të
mëdha e të pasura lipisi.
Pjesë nga e
Para Letër e Shën Pjetrit 1,3-9.
Bekuar
Perëndia e Atii t’yn’Zoti Jisu Krishtit, i çili tek e madhia lipisì e tij,
pr’anë të të Ngjallurit e Jisu’ Krishtit së vdekurish, na bëri të leheshëm te
një shpresë e gjallë njëi trazhgimi i paprishëm, i pa-ngjollë, i pandërruashëm,
ngrëjtur te qiellja për ju, çë pr’anë të besës jini ruajtur me fuqin e Perëndìs,
për shpëtimin çë ka të dëftonet tek e sprasmja kohë.
Mbë këtë do
t’gëzonij, megjithëse nanì do t’jini të lipismë për ngarie të mëdhà, sa provimi
i besës t’jet shumë më e çmuame se ari, provonet me zjarr, të dëftonet i mirë
të jet i kënduar, i lëvduar e i nderuar te sbulesa e Jisu Krishtit, të òilin ju
pa njohur doni mirë, tek i çili tue pasur besë,pa par, do t’gëzonij me harè të
parrëfieshme dhe të lëvduashme, tue pasur si mbarìm të besës t’ëj, shpëtimin e
shpirtravet.
Piesë nga e
Para Litrë e Shën Pietrit I, 13-19.
Andai
rrethoni meset e mendies t’ëj, klofshit të esëlltë, paçit një shpresë e tërë
mbi Dhuratën òë do t’ju jipet me sbulesën e Iisu’ Krishtit.
Si bij të të
gjegjurit, mos veni prapa dishirimevet çë kishët më para kur ishët të paditurë,
po ètsëniprapa Shejtit çë ju thërriti e ju vetë do të jini të shejtë te gjithë
të siellurit t’aj, përçë ë shkruar: Klofshitshejtëra,përòë U jam i Shejti. E në
ju thërrini at atë çë gjikòn, pa marrë anë njeriu, pas të bërit e nga-njeriu,
rroni kjëroin e gjellës t’ëj me trëmbësirën e t’in’Zoti, tue dijtur se ngë klet
shpërbler nga gjella e kotë – e si e patët lënë nga prindrat –me çmim çë
prishët ‘rrgjëndi a ari, po me të paçëmuashmin Gjak të Krishtit, të Kjenkjit të
pafaishëm e të papërliem.
Piesë nga e
dijta litrë e Shën Pietrit II, 11-24.
Të dashur,
ju lutem të sillij mbi dhet si të huaj e çë jini e shkoni; të rrini largu nga
dishirimet e mishit çë luftojën kundra shpirtit. Paçit një sjellie e mirë në
mes të pabesmëvet, sa, ndonse ju shpifiën si kekjëbërësë, të vën rè vepravet të
mira çë ju bëni, t’i japiën lëvdì t’in’Zoti kur të vinjë. Të ujij kujdò parësie
njerëzish të jet rregji çë ë sipër gjithëve, të jenë krietarët òë janë
urdhuruar nga Aì të mundojën kekjëbëresit e të lëvdojën ata çë bëjën të mirën.
Se ki isht
vullimi i t’in’zoti: sa ata çë bëjën të mirën të mbillëni gojën padijturìs e
njerëzëvet të lënë. E si të lirë, mos t’i shërbenij lirìs sa të pështroni të
kekjien, po si shërbëtorë të Perëndìs.
Bëni nder
gjithëve, të duani mirë vëllezëritë, t’i trëmbij t’in’Zoti, të nderni rregjin.
Ju
shërbëtorë, ujëni kriet të zotravet t’aj, jo vetëm të mirëvet e të butëvet, po
edhè të shtrëmbërvet. Ki ë një shërbes çë pëlkjèn: një të duronjë hjidhërime
paj t’in’Zoti, tue vajtur padrejtësisht.
Se çë farë
lëvdì isht të durosh kur je rrahur për faj?
Prandai klet
thritur, pse edhè Krishti vuajti për ne tue na lënë shembërë sa t’vejëm prapa
gjurmëvet e ‘tij. “Aì ngë ka bër mëkatë; ngë u gjënd gënjim te goja e ‘Tij”.
I shajtur
ngë përgjegjej me të shara ; duroj , po ngë kjërtoj ; lëhej te dora e Atij çë
gjikon dëréjt .
Aì kjelli
mëkatët t’ona te Kurmi i ‘Tij mbi drurin , sa na të vdisiëm mëkatëvet e të
rrojëm me dërejtësì .
apostiha
Z.i 1.
Kush mëndë
të rrëfienjë , o i lëvduashëm Apostull Pal , sa vuajte si kleve kjellur lidhur
? Kush mëndë të thet koposet , të lodhëtitë , të sbiérrit gjum, të lodhëtitë ,
të sbiérrit gjum , të vuajturit uriet dhe etiet , tëtimtë e të dçeshurit ,
shportën , shkupinjtë , gurët , të udhëtuarit , të humburit?
Ti kleve një
pamie e famasëshme për Engjëjitë e për njerëzitë . Gjithkjish Ti durove me
fukjìn e Krishtit çë të mfortsoj sa t’i fitoje Atij , Isuthit , të zotit t’ënt
jetën .
Ms. 19. Te
gjithe jeta dolli zëri i ‘tire ; te gjithë anët e Botës fialët e ‘tire .
Andai të
lutemi , na çë të bëjëm haidhi kujtimit t’ënt ; të parkalésësh pa pushim sa të
shpirtrat t’anë .
Kush mëndë
të rrëfienjë , o i lëvduashim Apostull Pal , të lidhurit në kjitetet? Kush
mëndë të thet luftimet e koposet çë riejte për Vangjejin e Krishtit sa të
fitoje gjithënjerì e t’i falie Klishën Krishtit?
Parkalés Ti
sa Këjo’ të ruanjë njera tek e sprasmia frimë mësimin t’ënt të bukur , o Pal
Apostull e Mjeshtër i Klishëvet .
Kjielliat
rrëfiejën lëvdì e Perëndìs ; të bëmat e duarëvet të ‘Tij lajmëron Dheu .Ms.18 .
Dritarët të
mëdhenjë të Klishës estrin e Palin na sot madhërojëm .
Ata
shkëlkjìen më shumë se dielli te hapësira e besës e kombet me rrëmpat e
ligjëratës s’tire u pruarën nga padituria. Njeri , i gozhduar te Krikjia , mori
dhromin për kjielliën kur pati nga Krishti vet kliçët e rregjërìs . Jetri , si
pati prer kriet nga shpata , hiri si i ngisëj në lëvdì të Shpëtonjësit .
Të di
kjërtuan Israelin se ngrëjtën duart e ‘tire paligjësisht kundra t’in’Zoti Vet.
Andai për parkalesìt e ‘tire, o Krisht Perëndia jinë, muj ata çë na
kundrështojën e mfortsò besën t’ënë orthodhokse, pse Ti na do mirë.
Levdì … z; i 6
Sot dita e
kremtie gazmore i shkëlkjén gjithë jetës. Kujtimi i lëvduashëm i të urtëvet
Apostoj e Korifé Pietri e Pali. Andai Rroma bën haré. Edhé na me kënka e lëvdì
le t’kremtojëm, o vëllezër këtë ditë e madhe e thomi: Na të falemi, o Pietër
Apostull, Mik i ngusht i Mieshtrit t’ënt, Perëndia jinë. T’falemi, o Pal,
shum’i dashuri Ligjëronjës i besës e mësonjësi i gjithë jetës. O ju të di, posa
jini gjegjurë, lutij Krishtit Perëndì sa të shpëtonjë shpirtrat t’anë.
nanì … v.f. 64
apolitikjii
O
parathronësitë e Apostojvet, e Mësonjësë të gjithë jetës, lutij ju të Madhit
Zot të të gjithëve sa t’i dhuronjë pakjien jetës e shpirtravet t’anë të madhen
lipisì.
kondakji:
Ligjëronjësitë të
pagabueshmë e të frimëzuarë nga in’Zot, të Parët e Apostojvet, o Zot, ti ke
pritur në trazhgim të të miravet t’ote e në prëhie, pse mundiemet e mortia e
‘tire të kanë pëlkjìer më mirë se çëdò
dhuretì, o Ti i vetëm çë njeh të brënëtitë e zëmbravet.
Nessun commento:
Posta un commento