KENKA PER TE BESMET TE VDEKURIT
Parkalesiëm për shpirtërat e mirë,
çë te zjarri me pakie durojën
E çë përesiën ndër lotë me dëshirë
Te Parraisi të shkojën në gëzím.
Zoti Krisht, na të thomi për dita:
Jipi ndëjesën, Ti prëhien dhuroi;
Te ku mblen e pashuashme drita
Për gjithëmonë ata klofshin të lumë
Ata shpirtëra t’ën’Zonë dishirojën,
Perëndin ata thëresiën gjithë herët,
Perëndin ata vetëm kerkojën
Te Parraisi do t’gjejën pushim.
Po sa riejën se ng’shohiën t’ën’Zonë!
Sa pshertime nga zëmbrat i dajën!
Nat’e ditë pa u lodhur po thonë:
shuana, o Zot, këtë të math dishirim.
Gjëri e mikjë çë te jeta po rroni,
Thonë ata ndër mundimet e zjarrit.
Motra e vëllezër mos ju të harroni
Se na përesiëm ngak ju ngushullim.
Ngushullim e dhrosi ngak na përesiën,
Nga të krështerët, nga Klisha e T’in’Zoti,
ngushullim e dhrosi ata përesiën
njer të ken të pasosmin trazhgim.
Nessun commento:
Posta un commento