venerdì 22 marzo 2013


 
                        
  
O mirë mbrëma ksaj zotërì
Çë ndë ktë shpi ndodhet u thom,
gjè çë famasmë bë Perëndia
tek ajò horë çë i thonë Betnia.

Ishë një njerì çë i thoshiën Lazër,
Nga krishti i dashur me lipisì.
Di motra kishë vetm’e jo më,
me varfërì e pa mosgjë.

Lazëri vdikjë, se mortia e mbjodhi,
e tue klar zëmbra ju loth.
E varrëzuan tue shkulur kripë,
mir e pështruan, e u vunë në lip.

Te Perëndia u nisn’e vanë;
me lot’ ndër si muarn’e thane:
O Zot, o Zot në kishe klënë
Vdekur ngë e kishëm vëllauthin tënë.

Fshini atò lòtë plìksni atà kripë
Mos kini dre se Lazëri flë.
E çë na thua o i madh’in Zot,
se ka tri ditë çë vëllau ha botë.

Mua kimni bes se U jam Gjella
U Perëndia U i vetm’in Zot.
In’Zot u nis me Apostojit ishë,
Gjindia çë e prisiën me dishirimë.

Posa ç’arrù nga varri u kjas
Lazërin thirri me një zë të mathë:
O Lazër, Lazër ngreu e rrëfiej
Çë vien më thënë kjò mortie e shkretë.

Lazëri u ngre se u ngjall pametë
E i tha shumë vietë të Lartit Zot.
E pran i tha: o i Madh’in Zot,
çë helm i mathë ç’isht ajò botë.

Gjth’e famasur gjindia kjëndroi
Krishtin lëvdoi si Perëndì.
Këtë të vërtetë Vangjei e thotë
Streksi në jetë kur jitsëi in Zot.


Njeriu çë rronë me shejten besë
Me gëzimë vdes e pa kopos.
O ju çë na gjegjij paçit harè,
lule e pemë për në dhe.
(Ejani sbillëni bièrni atò ve)

Nessun commento:

Posta un commento