UDHA E KRYQES
METË E DYTE
Përpara syvet, o të krështerë, na kemi vendin te ku Krishtit i dhanë kryqen sa t’e qellëj. Ai merr mbi krahët me durìm të mathë, me gjithëse ajo ìsht shumë e rëndë, e me gjithë se Ai ngë j'a bën më të rrij shtuara. Kryqja për atë isht si kujtesa e dashurìs të tij, si flamuri i lëvdìs çë ka të prinjë gjithë gjinden e krështerë tek e shkreta udhë e gjellës. Ai e nglakòn me gëzim atë barrë të tmeruarë dhunie, e si kur se thot: të kam përitur, të kam dishiruar, të kam dashurë.
Me atë kryqje çë nglakove
Barrën time lehtësove;
Nga kta krahë, o Zot, e nzore
E mbì Tij me paqe e more.
Zoti Krisht të parkales
Jipëm hir sa mos të t'ftes
Më të bie në faj ngë dua,
Lipisi kij, Zot, për mua.
Ati i jinë... - Lëvdì...
Na të falemi, o Zoti Krisht e të bekojëm
përçë me shejten Kryqe Ti shpërbleve jetën.
Nessun commento:
Posta un commento