mercoledì 14 settembre 2016

14 TË SHTATORIT Lartesimi i Krjkies


Ant. I
O Perëndì, Perëndia jim, gjegjëmë, përçë më le?
Për parkalesitë të Mëmës t’ënde, o i Madh’in’Zot, shpëtona.
Lëvdì...nani…Për parkalesitë....
Ant. II
Përçë, o Perëndì, na ke mbajtur llargu Teje për gjithëmonë? Përçë dhizet mbëria jote mbi delet Të ushkjimit
t’ënt?
Shpëtona, o i Biri i Perëdìs, o Ti cë në kurm kleve vunë ngrikjë, neve çë të këndojëm Allilùia.
Lëvdì... nani...o i vetëmi Bir e ....
Ant. III
In ’Zot rregjiëròn, le të zëmbëronen popujit; Aì rri ujur mbi Hjeruvimtë, le të shkundet dheu!
Apol.
Shpëtò, o Zot, popullin t'ënt e bekò trazhgimin t'ënt; jipi Kjiveritarëvet mundie mbi armikjët, e paj Krikjes
t'ënde ruaj Ti të krështerët t'atë.
Isodikon
Lartësoni t'ën'Zonë Perëndìn t'ënë, e përmisij nënkëmbies e këmbëvet të Tij,se Aì isht shejt.
Shpëtona, o i Biri i Perëdìs...
Kont.
O i Lartësuar në Krikjie tue dashur, rregjërìs së ré çë ka embrin t'ënt lipisìt t'ote dhuroi Ti, o Krisht Perëndì,
dëfré me fukjìn t' ënde kjiverritarët t'anë tue dhënë atireve mundie kundra armikjëvet. Paçin atà ndihmën
t'ënde, si armë pakjie, trofè të pamundëshëm.
Trisajon
Krikjen t'ënde proskjinisiëm, o i madh'in'Zot, e Ngjallien t'ënde të shejte lëvdojëm. (Tri herë)
Megalinarion
Ti, o Mëme e t'in'Zoti, je Parraisi mistìkë, çë pa klënë shërbier, na dha Krishtin paj të çilit kle vunë në dhe
Druri i Krikjies çë jep gjellë; andai nanì me lartësimin tue prokjinisur Atë, madhërojëm Tij.
Kjinonikon
U dëftua mbi ne drita e fakjes s'ate, o i madh' in' Zot. Allilùia.
Opistavon
O Madh'in'Zot, më i lart se çëdo lartësì, Ti deshe të duroje të ishe lartësuar me kurmin mbi Krikjën sa me të ndejturit e Krahëvet t'atë të rrnarie gjithënjerì tek Ti.TI, Perëndì, i lartësuar në' dhe përpara gjithë popujitsi krahu i lart i të lartit At e i lëvduar me flijë lëvdimi, paj të lartësurit e të shtrejtes Krikje s'ate lirove naturën t' ënë çë u kishë përujurë njera në Pisë, e lirove nga krenìa e diejvet e i dhe mundien mbi mortien e shpale lirimin e 'saj nga nëma e parë.Mos përbuzë nanì, o i Madh'in'Zot, parkalesitë t'ona me të çilat të kemi lipur e po të lipiëm lipisin t'ënde. Si i dhëmbëshëm kij lipisì për ne çë nderojëm të sbluarit e të përmisurit e Krikjes shejte. Kloft Ajò për ne ndihmë e fortë kuntra sulmëvet të drangonjëvet shpirtullorë çë na duanë shpirtin.
Me Krikjen ëna neve shëndetën si ja dhe të bijëvet e Israelit çë kishën klënë zënë nga ajet e gjalpërvet si të  vërrejënë gjalpërin brunzi çë Moiseu kishë ngrëjtur mbi shkopin. Laj çëdo mëkatë çë do t'ngrëhet kuntra neve e ngre shtuara gjithë atà ndër nesh çë kemi rarë te mëkata. E Kjiveritarëvet çë mburren mbi Krikjen t'ënde ujë posht çëdò kriengritje e të huajvet e drëmò çëdò krah të armikjëvet e çëdò lartësim të tiranëvet shuaje. E si kle mundur Ameliku me shengun e Krikjes te të ndejturit e krahevet të Moiseut, keshtù shprishë çëdò fukjì çë ngrëhet kundra Klishës e çëdò të ngrëhet kundra të njohurit Tij. Mbill çëdò gojë çë mahkon kundra teje. Ndritë çëdò zëmbër çë ka klënë erresuarë nga paditurìa. Llargar nga mendia jonë çëdò mendime çë na ndajën ngah Ti, sa na tue pasur mendien t'ënë të ngrëjturë nga mendime kjielli çë të lumërojën, të arrëjëm tek e përheshmia, e pasosmia dhe e vërteta ngrëhie çë i nget atireve çë kuloturë gjithëmonë ngah Ti, do të