sabato 17 ottobre 2015

OGGI E' INIZIATA LA NOVENA IN ONOREDI  
SAN DEMETRIO GRANDE MARTIRE
                   Novena e Shen Mitrit Deshmor i Mathi

Në embër të Atit…

1.O i lëvduashëm i shë Mitrë, ndihmëtar i horës t’ënë, na rrim të famasurë përpara tij, tue kujtuar se ti ,ndër të më t’errëtitë e pabesimit, ngë deshe kjosmëtë e prindravet t’atë, ngë kërkove nderin e jetës, ngë dishirove lëvdìt e këtij dheu, po si luftar i të vërtetës, si mbronjës i shejtes besë,si desumo i Vangjejit, ngë u lodhe kurr t
ë dëftoje njerëzëvet dromi e drekjt, të hilkjie shpirtra te ana e Zotit Krisht, të shkilie kriet të ligut çë mbretëroj gjithasajtën e ndihej i pamundur.
Bën ti, o i bekuam, sa edhe na, tue jetsur prapa gjurmëvet t’ote, të kemi zëmbrë edhe fukjì të ruajëm besën t’ënë, të mos na duket lik të thuhemi të krështerë për para kuj isht isht; edhè të dëftonemi, jo vetë me fialë, po me të bëma bij të vëtetë të Klishës çë i Madh’in’Zot stisi e shejtëroi me gjakuthin e tij.
Ati i jinë…Lëvdi past.. Kënka….
2.
O i lëvduashëm i shë Mitrë, ndihmëtar i horës t’ënë, na rrim të famasurë përpara tij, tue kujtuar mirësit të ralla t’zëmbrës t’ënde. I dhezur dashuriet për Perëndìn ti lidhe atë zëmbrë të fortë e të butë, jo te pethku çë sos e çë joset, jo te gëzimet çë shkojën e vënë si kamnua ,çë era shprishë atèj e këtei, jo te madhërìt çë na dèjën trut,çë na trubullojën gjakun e na trazojën shpirtin, po të vistari i pasosëm çë ndohet në kjell,te harèt çë ndurisiën për gjithëmonë, te lumeria e parraisit çë ka’t’trazhgojën ata fatbardhë çë do t’jenë të sgledhurë ndër gjithë t’jerët si drithi nga ègjëra, si lulet nga glëmbat, si drita nga nata.
Bën ti , o i bekuam, sa edhè na, tue jetsur pas gjurmëvet t’ote, mos t’jemi të ftohtë te shërbiset e t’in’Zoti,të mos kemi t’jerë dishirime veç se sa të i pël kjejëm t’jatër gjë veç se lëvdìn e Perëndìs.
Ati i jinë…Lëvdi past.. Kënka….
3.
O i lëvduashëm i shë Mitrë, ndihmëtar i horës t’ënë, na rrim të famasurë përpara tij, tue kujtuar fukjin e madhe e zëmbrës t’ënde.
Ti,i dhezur nga shpresa më e gjallë të kurorës çë kish’t’fitoje te parraisi, e tue pasur besë vetëm te pushteti i Perëndìs, u dhe pa dre e pa ndishim te duart e shpërblimtarit të hjinushëm.
Ai të buri të zot të mundje gjithë armikjët çë të rrethojën nga çëdò anë, e çë më kot kërkojën të vujën nën urdhurit e të ligut.
Ti përbuze gënjeshtrat e përgëzimet e atireve çë dejë të thiejën sopirti t’ënt;e ngë pate t’jetër kujdes se sa t’bëje vullimin e Zotit Krisht, me gjithëse e dije se te lulëja e trimërìs t’ënde kish’të sbirie gjellën mbi këtë t’errurë jetë.
Bën ti , o i bekuam, sa edhè na tua jardhur pas gjurmëvet t’ote të kemi shpresë vetëm te ndihma e të Pasosmit e te rroga çë na pret te kjiellia, sa t’bëjëm gjithë atë çë na urdhuron Ligjia shejte, edhè të kapërtsejëm burrërisht ndalimet çë pisa na vu përpara.
Ati i jinë…Lëvdi past.. Kënka….
4. O i lëvduashëm i shë Mitrë, ndihmëtar i horës t’ënë, na rrim të famasurë përpara tij, tue kujtuar çë trimërì dëftove ti te hera e vdekjies e çë butësì dëftove ahierna përpara atireve çë jerdhën të të vrisiën.
I lavosur me shtizë te krahërori i shejt , deshe t’i glisie të in’Zoti e si një kjenkjë i pafajshëm ngë u zëmërove, nga shture rëkim, po ndëjève me gjithë zëmërë ata ç’u të sulën n’krahë si kjenë të tërbuamë e i fale Perëndis vdekjien t’ënde për shëndetë e shpëtim të tire.
Bën ti, o i bekuam, sa edhe na te hera e vdekjies të dim të durojëm e mos të biem te htonjet e të mahkuarmit çë me gjithë fukjìn e ‘tij do t’vuhet të na helkjënjë te ziarri i pisës.
Lipi t’in’Zoti ndëjèsën e mëkatëvet t’ona e hirin mos t’e ftesiëm më për sa rrojëm, sa pa me ndihmën t’ënde të vijëm të të haristisiëm te parraisi teku për gjithëmonë do të bëkojëm e të trazhgojëm zotin Krisht Shpërblimtarin t’ënë.
Ati i jinë…Lëvdi past.. Kënka….
5. O i lëvduashëm i shë Mitrë, ndihmëtar i horës t’ënë, na rrim të famasurë përpara tij, tue kujtuar se nga prindrat t’anë ti kleve sgledhur për mburonjës i jinë i par. Ti, o i Madhi deshmor, ke ruajtur kurdoherë nga gjithë të ligat këtë horë t’Arbreshëvet e nga parraisi kle prierrë pa u lodhur kurr siun t’ënt të plot me dashurì e me mall mbi shpit t’ona, mbi gjinden t’ënë e mbi gjithë ata çë u kanë vënë e çë po vuhen nën hjès tìflamurit t’ënt.
Bën ti, o i bekuam sa parkalesit t’ona t’jenë të gjegjura, shtò te zëmbrat t’ona besën çë n akemi tek ti, lipi Perëndis dritë për ne sa t’njohiëm dëtirët çë na kemi përpara Atij, vullim të fort të bëjëm atë çë na nget e çë na duhet, durim te helmet,masë te gëzimet e më se më kjëndrèsën e sprasme sa t’fitojëm një herë e për gjithëmonë mundësìn edhè lëvdìn të pasosme.
PARKALESIA PER SHEN MITRIT
O deshmor i mathë i besës, o i Shën Mitrë ndihmëtar e mbronjës i Horës t’ënë, të përmisurë përpara këmbëvet t’ote na gëzonemi me tij se ndër erësirat e kjëroit t’ënt, ti i ndritur nga drita e fiellët e Parraisit, shkëlkjeve si një diell i pashuashëm jo vetëm tek ai vend te ku leve po te gjithë katutendet e mbretërit teku vajte tue rrahur sa të mbillie farën e të vërtetës,sa të leçitie fialën e gjellës, sa të jipie nduhtën e mirë gjindes s’njerë çë rroj nën hjès e vdekjes,nën barrës e mëkatës ,nën zgjedhies e të mahkuamit.
Si trim i fort çë ishe dolle mundësor e fakjebardhë te gjithë luftat, edhe fitove nder e lëvdì të panjohurë, Po përparove ndita n’dita më shumë te dashuria e t’in’Zoti, akjë sa shokët e tue i munde dhe i le prapa me mirësin e shpirtit, me butësin e zëmbrës, me dituri e parrëfieshme çë sbukuroj mendien t’ënde.
Ti kleve i jati i të vapkjëvet, ngushëllimtari i të helmuamëvet drita e të krështerëvet.
Të varfërit, të vejat,të mjerët,të urmit,të harruamit,të sëmurët gjetën tek ti prindin,ruanjsin,fukjìn, ngushëllimin, ushkjimin,shëndetën e gjellën.
Më embrin e Zotit Krisht ti durove mundimet e koposet më të kekëj. Po kriet ngë e uje kurr përpara armikut e kleve nga herë mundësor i lëvduashim, njer çë dhe shpirti i bekuam e derdhe gjakun i paçmuashëm për deshmì besës shejte.
Nga kjellia ti ngë ke sosur kurr, o deshmor i mathë, të kesh kujdes e të ruash ata çë thërresiën e çë të truhen me shpresë. E na ngë mënd’t’harrojëm kurr e po kurr gjithë ata hire e gjithë ato të mira çë nga ana jote kemi pasur edhè po kemi ditë për ditë nga in Zot.
Ti na u ke ndodhur kur të kemi dashur e gjith’e dim se ti ke klënë,e se edhè je njera më sot fukjia e arbëreshëvet, pajtori i gjinde tënë, mbronjësi i jinë i pari.
Si te luftat çë prindrat t’anë luftuan për besën e për lirine at dheut, hjeja jote e shejte ngë na u lips kurr te ana e flamurit t’kukjë e kjelli shkjipen e zeshkë te mundiet; si ti nga kjellia jerdhe e u vure përpara trimavet, nga të çilët na lehemi, ahierna kur ata zun udhën e dheut t’huaj, edhe i ruajte mbi dejtin e mbi tokën njera çë i pe të mbëjedhurë e pa rrëzik ndër këta katund të dashur, si ti shpëtove nga lidhiet e turkut të pabesëm farën t’ënë të ndershmen; ashtu mos u loth të mbash nën mbrojties tënde jo vetëm neve po edhè të shtrejtën Arbërì e gjithe ato kombet çë po pret të bardhën ditë e lirimit t’saj nga armikjët e beses.
Vërrejna ditë e natë me sy të mirë; ruana nga gjithë të ligat; jipna durim e zëmbrë të madhe te luftat e kundrështimet e gjellës; bën sa të jemi të zotë të mbajëm fialën çë dham kur patëm pagzimin shejt, akjë sa tue rruar këtu mbi dhe asht si nget, të kemi pra gëzimin të vijëm te Parraisi teku je ti e të jemi të lumë me tij tue lëvduar Perëndin për gjithëmonë
Ashtu kloft.

Nessun commento:

Posta un commento