venerdì 28 marzo 2014



UDHA E KRYQES


Ne embër të Jatit, të Birit, të Shpirtit Shejt. Amìn.

Paçe për mua lipisi, i Madh'yn Zot! U ndienj pendim, o i Larti Perëndì, dhëmbem e helmonem me gjithë zëmërë për gjithë mëkatët çë kam bër te gjella jime. Helmonem, se kam sbjerrë Parraisin e më nget Pisa; po më shumë më dhëmb zëmëra, se, tue mëkatruar, kam ftesur Tìj, i Madh'yn'Zot, çë je gjithë e mira e çë ka të dua mirë mbi gjithë shërbiset. U të taks me të vërtetë, me ndihmën tënde, të mos të ftes më me mëkatën time. Vdeksha më mire! Po të dafsha mirë e të shërbefsha Tìj, i Madh'yn'Zot, i mirë e i ftet e klofsha me Tij për gjithëmonë.Amìn.

1
Rrij e Jëma e përlotuarë
afër kryqit e helmuarë
Tek'ì vdiste vjerrë i Biri.

Bën të kem. o e Shën-Mërì,
Gjithë lavòmët në ktë gji,
Ç'yn'Zot pati si njerì.

Ati i jinë... - Vëldì...

Na të falemi, o Zoti Krisht e të bekojëm përçë me shejten Kryqe Ti shpërbleve jeten



METË E PARE








Përpara syvet, o të krështerë, na kemi gjykatoren e Pilatit. Në mes t'armiqëvet, çë bërtasjën e lurijën se e duan vrar, çë e shajën e çë e nëmjën. Zoti Krisht me duart të lidhura me tërkuzë, rri tue mbajturë syt te dheu, i sbet, i përgjakëm, pa fuqì. Nga kryet shejt të shpuarë me glëmba, i kullòn gjaku për në ballit e për në faqes; më çë do vent të kurmit ka misht të zi e të murrët për shkupinjët çë ka pasur. Disà të liqë e padisjën e e ngalesjën me të rremë e me të shpifura. Ngë sheh përkrahu as një mik; ngë gjegjet një fjalë të mirë t'e ngushëllonjë e t’i shkrifënjë zëmërën. Pilatì ngrëhet shtuara edhè e dëmnòn për të vrar. Ai e gjegjet me butësì e ngë shqep gojën, ngë thot gjë, përçë e di se vdeqja e Tij ka t'jet gjella jonë. Ai merr mbi atë gjithë fajet e gjithë mëkatët tona, e i kla për në tue zënë vendin tënë sa të na lanjë e të na shpërlanjë shpirtin.

Nga Pilatì kle i gjykuar
Zoti  jim si një fajtuar
E çë zëmërë guri u kam
Në i pa-dhëmbëshim po jam?

Zoti Krisht të parkalès
Jipëm hir sa mos të t'ftes
Më të bie në faj ngë dua,
Lipisi kij, Zot, për mua.

II


Asaj pamje të tmeruarë
E kish zëmërën të dërptuarë;
Se një shpatë i u kreth te gjirì.

Bën të kem. o e Shën-Mërì,
Gjithë lavomët në ktë gji,
Ç'yn'Zot pati si njerì.

Ati i jinë... - Vëldì...

Na të falemi, o Zoti Krisht e të bekojëm përçë me shejten Kryqe Ti shpërbleve jetën.




Nessun commento:

Posta un commento