venerdì 1 marzo 2013

                       UDHA E KRYQES



METË E PARE



        Përpara syvet, o të krështerë, na kemi gjykatoren e Pilatit. Në mes t'armiqëvet, çë bërtasjën e lurijën se e duan vrar, çë e shajën e çë e nëmjën.  
      Zoti Krisht me duart të lidhura me tërkuzë, rri tue mbajturë syt te dheu, i sbet, i përgjakëm, pa fuqì. 
        Nga kryet shejt të shpuarë me glëmba, i kullòn gjaku për në ballit e për në faqes; më çë do vent të kurmit ka misht të zi e të murrët për shkupinjët çë ka pasur. Disà të liqë e padisjën e e ngalesjën me të rremë e me të shpifura. 
      Ngë sheh përkrahu as një mik; ngë gjegjet një fjalë të mirë t'e ngushëllonjë e t’i shkrifënjë zëmërën. Pilatì ngrëhet shtuara edhè e dëmnòn për të vrar. 
       Ai e gjegjet me butësì e ngë shqep gojën, ngë thot gjë, përçë e di se vdeqja e Tij ka t'jet gjella jonë. Ai merr mbi atë gjithë fajet e gjithë mëkatët tona, e i kla për në tue zënë vendin tënë sa të na lanjë e të na shpërlanjë shpirtin.

Nga Pilatì kle i gjykuar
Zoti  jim si një fajtuar
E çë zëmërë guri u kam
Në i pa-dhëmbëshim po jam?

Zoti Krisht të parkalès
Jipëm hir sa mos të t'ftes
Më të bie në faj ngë dua,
Lipisi kij, Zot, për mua.

Nessun commento:

Posta un commento