venerdì 13 gennaio 2012

NOVENA E SHËN GJONIT



I 0 i lëvdoshmi Shën Gjon i Math , çë tue gjegjur te Mesha Shejte ,fialën e Vangjejit : “ në do të jesh i përsosur , eja e jizë prapa meje “, ju ke përgjegjur thritëjes të hyjnushme, tue lënë shpinë t’ënde, At-dheun t’ënt, sa të rroje një gjellë llargu ksaj jetie .
Parkalesë t’ën’Zone të na japënjë Hirin të gjegjemi këshillet e perëndishme e të ndahemi nga shërbiset të kota të ksaj jetie , pa i klar, për të mirën e shpirtit tënë.
Ati i jinë ...Falem Mëri….. Lëvdi past…
II 0 i lëvdoshmi Shën Gjon i Math , çë tue harruar rredhën bujare nga e çila zbrisje e tue harruar pasurit çë kishe , sglodhe gjellën në vetmësì e në shkretirë ,në argjërime e në parkalesì , tue dhënë pasurinë t’ënde të vapkjëvet , parkalesë t’ën’Zonë të na japënjë Hiret të ti sgledhiëm edhe na vapkësin e jo pasurin , përunjësin e jo krielartësin , parkalesin e jo lodrat e jetës.
III 0 i lëvduashmi Shën Gjon i Math , çë me virtutet t’ote të larta ke klënë shembull i çelur zënësvet t’atë çë i kjelle me këshillet t’atë të mirë te dhromi i besës e të shejtërimit, parkalesë t’ënë Zonë të na japënjë Hirin të vemi prapa këshillevet të më të mbëdhenjëvet e të jemi shembull për ata çë janë më të vegjij .
IV 0 i lëvduashmi Shën Gjon i Math , çë tue dishiruar virtutet e Profetit Elì e të t’jerë njerëzë shejtra , deshe të rroje në shkretirë , brënda njëi shpellie , parkalesë t’ën’Zonë të na japënjë Hirin të llargariëm çdo ngarie e të jipemi gjithësisht te parkalesia e zëmbrës edhe e mendies , tue marrë shembull nga të krështerët të vërtetë.
V 0 i lëvdoshmi Shën Gjon i Math , çë ngë kleve kurr i tërë hekjur nga pasurit e nga nderimet e rregjëravet e kotësira njerëzore kurr mori vent te zëmbra jote , parkalesë t’ën’Zonë të na japënjë Hirin të mos duam nderime e pasurì e të rrojëm në parkalesì e në të dashurit e Perëndis .
VI 0 i lëvdoshmi Shën Gjon i Math , çë ëngjëlli i Perëndis të kjelli në shkretirën e asaj shpellie, te ku pate fatin të shihie Perëndin , parkalesë t’ën’Zonë të na japënjë Hirin të e kemi si ngushullimtar me ndihmën e ‘tij te punët t’ona të perëndishme .
VII O i lëvdoshmi Shën Gjon i Math , çë në shkreirën e shpellës deshe të ishe gjakosur te kurmi i jit prej thuprës se diallit sa të mos bije në ngariet e të ligut , parkalesë t’ën’Zonë të na japënje Hirin të llargariënj neve nga ngariet e armikjëvet të Perëndis e të e duam mirë e me zëmbër
të dëlirë për mbi çëdo gjë .
VIII 0 i lëvdoshmi Shën Gjon i Madh , çë i Madh’in’Zot ,si bëri me shën Palin anakoret , me anët e njëi korbi të dërgoi një bukë sa të nzirie urin , ngë deshe të kishe nderin të e haje i Pari , parkalesë t’ën’Zonë të na japënjë Hirin të mos na.lipset kurr ndihma e të Madhit Perëndi e të marriëm dhuratën e hyjnushme me përunjësì e me mirë njohje .
IX O i lëvdoshmi Shën Gjon i Math çë me giithë se ishe i mathë vieçish , le shkretirën sa t’i mësoje gjindëvet diturìn të vërtetë mbi gjitë një klënie Fialës, tue mallkuar Ariin e bestarët e tij,parkalesë tën’Zonë të na japënjë Hirin të kemi gjithëmonë fukjinë e trimërinë të luftojëmë, kuntra eretikëvet e kuntra gjithë armikjëvet të Perëndis , sa të munjë feja katolike e lëvdia përjetëshme e parraisit .

PARKALESI
0 i Lëvdoshmi Shën Gjon i Math , çë nga dialëria ke mbajtur virtutë të krështere e , tue gjegjur zërin e Vangjejit , le pasurit e nderimet e ju mbjodhe në shkretirë : o ëngjëll i dheut, ndëjekës i Elis e i Shën Janit Pagëzor , çë me parkalesitë e me argjërimetë t’atë përzure ngarietë e mishit e shtijte shigjetat të zëiarta të diallit , tue sbuluar të ligën e gënjeshtrat e ‘tire.
0 i pari banues i shkretirës , o jatrua i pa-gabueshëm i gjithë sëmundievet , ndrit mendiet t’ona, bëj të forta zëmbrat t’ona e parkalesë t’ën’Zonë të shpëtonjë shpirtrat t’anë.
Gjella jote, o i Shën Gjon i Math , plot me dashurin e Perëndis, ka klënë te jeta si një shkallë e hyjnushme çë kjell te kjiellia , përs me argjërimet t’atë të shumtë , shuanë ziarrin e mishit të atire çë thresiën mbrojtien t’ënd tue thënë:
U të falem, o ill i ndritçëm shejtërimi.
U të falem, o shtyllë e fortë e Klishës.
U të falem, o lule e erëshme e shkretirës.
U të falem,o udhëhekjës i besëm i të abierrëvet.
U të falem,o nder,o lëvdì,o gëzim i gjithë jetës.
Ton zilotin Ilian tis tròpis mimùmenos, to Vaptisti evthies tes trivis epomenos pàter Antònie, tis erimus ghègonas ikistis, ke tin ikumènin estirixas evchès su Dhiò prèsveve Chritò to Theò sothine tas psichàs imòn.

Nessun commento:

Posta un commento